Connect with us

Futboll

Merkato – Manchester United hyn në garë për Rudiger

Antonio Rudiger

Manchester United ka shprehur interesin për mbrojtësin e Chelsea, Antonio Rudiger. “Djajtë e Kuq” i janë bashkuar kështu Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich, që gjithashtu kërkonë kartonin e futbollistit. Por drejtuesit e United kanë një as ndër mëngë, dhe ky është pikërisht trajneri Ralf Rangnick. Gjermani ka një marrëdhënie mjaft të mirë me agjentin e Rudiger, Sahr Senesie, duke qënë se kanë punuar së bashku, dhe kjo mund të ketë mjaft ndikim në vendimin e Rudiger.

Kontrata e 28 vjeçarit me Chelsea skadon në verën e vitit të ardhshëm, dhe tashmë lajmet për largimin e tij nga Stamford Bridge qarkullojnë prej muajsh. Bisedimet për një kontratë të re me blutë e Londrës janë ndalur, dhe sipas raportimeve shkak janë bërë pretendimet financiare të mbrojtësit. Rudiger kërkon një pagë javore prej 200,000 paundë, që është shumë larg ofertës së fundit që klubi i ka bërë futbollistit, prej 140,000 paundësh.

Raportimet e javës së kaluar bënë me dije se Real Madrid është ekipi që kryeson momentalisht garën për transferimin e mbrojtësit gjerman. Galaktikët do të kërkojnë të bëjnë të vetin Rudiger me kosto zero verën e ardhshme, dhe mediat në Spanjë thonë se presidenti Florentino Pérez është gati të përmbushë kërkesat financiare të lojtarit.

Megjithatë, BILD raporton se United është gjithashtu i interesuar për të transferuar Rudiger, dhe se Rangnick mund të jetë çelësi për nënshkrimin e gjermanit verën e ardhshme. Rangnick, i cili më parë ishte drejtor sportiv në RB Leipzig dhe Salzburg, ka punuar me agjentin dhe në të njejtën kohë vëllain e Rudgier, Sahr Senesie, dhe ka një marrëdhënie të fortë me përfaqësuesin e mbrojtësit të kombëtares gjermane.

United aktualisht ka në dispozicion katër opsione kryesore në qëndër të mbrojtjes: Victor Lindelof, Raphael Varane, Eric Bailly dhe kapiteni Harry Maguire. E ardhmja e Rudiger te Chelsea ka qenë e pasigurt prej kohësh, dhe ai së fundmi e pranoi vet këtë fakt. Futbollisti tha se kishte menduar seriozisht një largim nga Chelsea, përpara ardhjes së trajnerit Tuchel në Stamford Bridge. Por tani duket se ky i fundit i ka ofruar Rudiger një prespektivë të re. Mbrojtësi u shpreh:

“Po (isha afër largimit), siç po shkonin gjërat për mua, por edhe për ekipin. Por në periudhën e dimrit nuk kisha dëshirë të largohesha, për të qënë i sinqertë. Ishte më shumë në periudhën e verës ku vërtet doja të largohesha. Por më pas Thomas Tuchel erdhi tek Chelsea dhe pjesa tjetër është histori. Ai hapi një derë të re… luajti një rol të madh.”

Ndërkohë Chelsea duhet të mendojë për një zëvëndësues për Rudiger, nëse lojtari përfundimisht vendos të mos rinovojë me londinezët. Mes emrave potencialë është ai i Niklas Sule. Lojtari i Bayern Munich gjendet në të njejta pozita si Rudiger, teksa kontrata e tij me gjermanët skadon në verën e ardhshme. Në të njejtën kohë, kartoni i tij vlerësohet pak a shumë në të njejtat shifra sa ai i Rudiger, rreth 31.5 milionë paundë. Kjo gjë e bën Sule zëvëndësuesin perfekt për Rudiger, në rast se mbrojtësi vendos të largohet nga Stamford Bridge.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll