Connect with us

Futboll

Merkato – Mbappe pranon ofertën e Real Madrid

mbappe

Sipas raportimeve më të fundit, gjigandët spanjollë të Real Madrid kanë gjetur akordin me PSG, për transferimin e Kylian Mbappe me kosto zero në verë! Yllit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka firmosur për një rinovim, por mesa duket kjo nuk do të ndodhë.

Që prej 1 janarit, Mbappe ka qënë i lirë për të neogociuar me klube të tjera, me qëllim rënien dakord për një para-kontratë. Real Madrid ka ndjekur fituesin e Kupës së Botës prej muajsh, teksa PSG ka refuzuar disa nga ofertat e madrilenëve në javët e fundit të merkatos së kaluar. Por tani duket se parizienët mund të humbasin deri në 170 milionë paundë, pasi spanjollët do të sigurojnë shërbimet e tij me kosto zero, dhe do t’i ofrojnë Mbappe një kontratë prej 200 milionë paundësh në total.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, kritikoi PSG për faktin se nuk e lanë lojtarin të largohej më herët. Ai tha:

“Tani ne po ofrojmë 200 milionë euro për një lojtar të vetëm dhe ata nuk duan ta shesin. Kur lojtarët mbarojnë kontratën, mbase është më mirë…”

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, iu kundërpërgjigj shpejt deklaratave të Perez, duke dënuar qasjen e gjigandëve madrilenë, në ndjekjen e objektivit të tyre:

“Real Madrid është sjellë kështu për 2 vitet e fundit. Nuk është korekte, madje është e jashtëligjshme pasi ata kanë kontaktuar lojtarin. Për ne është e papranueshme pasi nuk është korekte. Është e gjitha pjesë e një strategjie, oferta e parë vjen 1 vit para përfundimit të kontratës, dhe e dyta 7 ditë përpara mbylljes së merkatos. Ata duan që ne të refuzojmë ofertën dhe t’i tregojnë Kylian se bënë gjithçka ishte e mundur, dhe më pas të negociojnë vitin e ardhshëm.”

Por durimi i Perez duket se i ka dhënë frutet e tij, teksa Mbappe pritet të lidhë një kontratë 5 vjeçare me madrilenët, me një pagë astronomike prej 40 milionë eurosh në sezon. Ky lajm u raportua nga gjermanja Bild. Real Madrid dhe PSG do të takohen në përballjen e vlefshme për Champions League, dhe konfirmimi për transferimin e Mbappe pritet të vijë vetëm kur të dyja aktet e përballjes të jenë luajtur.

Sulmuesi ka shfaqur një formë mjaft të mirë me klubin e tij këtë sezon, duke realizuar 19 gola dhe 15 asiste në 27 ndeshje. Megjithatë, ai e ka bërë të qartë prej kohësh dëshirën e tij për t’u larguar. Vitin e kaluar lojtari u shpreh për RMC Sport:

“U kërkova që të largohesha, pasi që në momentin kur nuk doja të rinovoja, doja që klubi të përfitonte një shumë parash për të gjetur një zëvëndësues të mirë. PSG më ka dhënë shumë. Kam qënë gjithmonë i lumtur në 4 vitet që kam qënë këtu dhe ende jam. U thashë herët se doja të largohesha pasi doja që klubi të reagonte. Doja që të gjithë të dilnim nga kjo situatë të fortë dhe të arrinim në një marrëveshje të mirë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll