Connect with us

Futboll

Luis Diaz – Ja profili i lojtarit më të ri të Liverpool

Luis Diaz

Liverpool bëri zyrtar ditën e djeshme, transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Diaz, nga skuadra e Porto. “The Reds” do t’i paguajnë portugezëve 37,5 milionë paundë për kartonin e lojtarit si dhe 12 milionë paundë në bonuse, në një moment të dytë. Diaz ndërkohë ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 me Liverpool.

25 vjeçari ishte linkuar më përpara me një lëvizje drejt Tottenham. Londienzët madje bënë një ofertë zyrtare prej 38 milionë paundësh, por ajo u refuzua nga Porto. I pyetur nga mediat zyrtare të Liverpool, Diaz u shpreh mjaft i lumtur për startin e aventurës së re. Megjithatë, për shkak të kombësisë së tij, futbollistit i duhet një leje pune për të udhëtuar drejt Anglisë. Për këtë arsye, sulmuesi do t’i bashkohet Liverpool javën e ardhshme.

Lojtari ka shkëlqyer në paraqitjet e tij me Porto këtë sezon, duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje në kampionat. Ai ka realizuar dhe 5 asiste. Diaz ishte objektivi numër 1 i trajnerit Klopp në merkaton e verës, por drejtuesit e klubit vendosën të vepronin më shpejt. Çmimi për kartonin e tij pritej të shkonte deri në 50 milionë paundë në verë, dhe në të njejtën kohë ekzistonte dhe risku se lojtari mund të rrëmbehej nga një klub tjetër.

Trajneri Klopp dha komentin e tij mbi transferimin e Diaz:

“Jam shumë i lumtur që ia dolëm të konkretizonim këtë marrëveshje dhe të sillnim Luis tek Liverpool. Unë kam qënë gjithmonë i besimit se nënshkrimi i lojtarëve në merkaton e janarit është gjëja e duhur, vetëm nëse do të doje t’i sillje që në verë. Ky ishte pak a shumë rasti me Luis.”

Tekniku gjerman shtoi:

Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe e kemi mbajtur nën vëzhgim për një kohë shumë të gjatë. Skuadra kishte nevojë për kualitet, dhe kur luajtëm përballë Luis më parë gjatë këtij sezoni, e pamë se sa i rrezikshëm është ai. Diaz ishte i shpejtë dhe mentaliteti i tij ishte të ndihmonte skuadrën.”

Momentalisht lojtari është grumbulluar nga kombëtarja kolumbiane për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Liverpool ka dërguar një delegacion në Argjentinë, atje ku Kolumbia do të luajë ditën e martë, për të kryer kontrollin mjekësor rutinë të Diaz. Anglezët vendosën të vepronin në këtë mënyrë, për të përfunduar transferimin e lojtarit, përpara mbylljes së merkatos së janarit.

Kolumbiani është aktivizuar fillimisht për ekipet vendase të Barranquilla FC dhe Junior FC, përpara se të transferohej në Europë. Me skuadrën e Portos lojtari u aktivizua në 125 takime, duke shënuar 41 gola. Përsa i përket kombëtares, Diaz ka zhvilluar 31 paraqitje me Kolumbinë dhe ka shënuar 7 gola. Lojtari do të mbajë fanellën me numër 23 tek “The Reds”.

Ndërkohë këta të fundit janë në fazën e fundit të nënshkrimit me një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për anësorin e Fulham, Fabio Carvalho. Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano negociatat janë në fazën e tyre të fundit dhe Liverpool pritet të zyrtarizojë shumë shpejt dhe këtë lëvizje.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll