Connect with us

Futboll

Manchester United – Pogba i gatshëm të bisedojë për një kontratë të re

Manchester United - Pogba

Paul Pogba është i gatshëm të qëndrojë tek Manchester United, por burime pranë francezit bëjnë me dije se ai ka një kusht. Mesfushori kërkon që trajneri i përkohshëm i klubit, Ralf Rangnick, të qëndrojë dhe sezonin e ardhshëm në krye të pankinës. Pogba ka patur disa komunikime private me teknikun gjerman, dhe mesa duket është impresionuar aq shumë prej tij, sa mund të ndryshojë përsëri planet e tij për të ardhmen.

Mesfushori ende nuk ka luajtur një ndeshje nën drejtimin e Rangnick, për shkak të një dëmtimi të marrë në nëntorin e vitit të kaluar. Por visioni i gjermanit për të ardhmen dhe roli që Pogba do të luajë në të kanë ndikuar tek francezi. Ish-trajnerët e mëparshëm të United, Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk mundën të nxirrnin asnjëherë formën më të mirë të lojtarit, i cili shkëlqente vazhdimisht në përballjet me kombëtaren e tij. Pogba erdhi në Old Trafford në vitin 2016 nga italianët e Juventus, dhe transferimi i tij për shifrën e 89 milionë paundëve ishte një rekord për kohën. Por pritshmëritë gjithashtu kanë qënë të larta për lojtarin.

Mediat në Angli kanë raportuar vazhdimisht së fundmi për probleme mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes tek United. Por Pogba është ende mjaft “popullor” në skuadër, dhe roli i tij i ardhshëm potencial si kapiten, mund të shërbejë për të frymëzuar akoma më shumë mesfushorin. 28 vjeçari pritet të kthehet në fushën e blertë në date 8 shkurt, në transfertën e United përballë Burnley, e vlefshme për Premier League. Rikthimi është në fakt dëshira e vetme momentale e francezit.

Tashmë u bë një kohë e gjatë që agjentët e lojtarit kanë ndërprerë bisedimet me United, në lidhje me një kontratë të re. Kjo për shkak se përfaqësuesit e klubit janë lodhur nga “telenovela” e refuzimeve nga ana e futbollistit. Për një moment u duk se bordi i Manchester u dorëzua, dhe do të linte Pogba të largohej nga klubi me kosto zero në fund të sezonit. Por negocioatat mund të fillojnë sërish nëse Rangnick dhe futbollisti gjejnë përfundimisht gjuhën e përbashkët.

Media e famshme Sunsport zbuloi këtë javë se United ka ndalur momentalisht kërkimin për një trajner të ri. Kjo do të thotë se drejtuesëve të klubit anglez, u ka pëlqyer qasja e teknikut gjerman në këtë kohë të shkurtër, dhe mund të konsiderojnë emërimin e tij në krye të pankinës, me një kontratë të rregullt.

Vet Rangnick e sheh këtë opsion si shumë më tërheqës sesa oferta e parë që i është bërë nga klubi, ajo e rolit të konsulentit për 2 vite, pas përfundimit të sezonit. Por në qoftë se Pogba qëndron në ekip, vetëm nëse Rangnick emërohet si trajner, kjo gjë kuptohet se i intereson dhe hierarkisë drejtuese të United.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo duket se nuk ka simpatinë e Pogba për trajnerin gjerman. Portugezi nuk është fans i modulit të lojës së Rangnick, dhe për këtë arsye mund dhe të largohet nga klubi, nëse United nuk arrin të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll