Connect with us

Futboll

Merkato – Martial drejt Juventus, Newcastle nuk dorëzohet

Anthony Martial

Sipas raportimeve më të fundit, sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, mund t’i bashkohet italianëve të Juventus këtë merkato janari. Klubet mund të bien dakord për një marrëveshje në formë huazimi, e cila i përshtatet interesave të ekipeve, por dhe atyre të vet Martial.

26 vjeçari është linkuar prej kohësh për një largim nga Old Trafford, dhe këtë gjë e konfirmoi së fundmi dhe vet agjenti i tij, Philippe Lamboley. Në një intervistë për Sky Sports ky i fundit u shpreh:

“Anthony dëshiron të lërë klubin në janar. Ai thjesht dëshiron që të luajë. Martial nuk ka dëshirë që të shpenzojë më shumë kohë tek United dhe do të flas me klubin për këtë gjë.”

Kjo deklaratë e agjentit të francezit ka shtyrë analistin sportiv Gary Neville, që të udhëzojë United, për të përfituar sa më shpejt nga kartoni i lojtarit. Kujtojmë se Martial ka një kontratë aktive deri në vitin 2024 me anglezët. Kjo do të thotë se “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë një shumë të konsiderueshme për shërbimet e tij, nëse arrijnë në marrëveshje me një nga nga klubet e interesuar për sulmuesin. Dhe njëri prej këtyre ekipeve është pikërisht Juventus.

Sipas lajmeve të Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” po konsideron mundësinë e afrimit të Martial në Torino. Por italianëve momentalisht u intereson më shumë një marrëveshje në formë huazimi, me të drejtën e blerjes së kartonit në një moment të dytë. Juventinët kërkojnë me ngulm një sulmues tipik për skuadrën e tyre, teksa dështuan të zëvëndësojnë Cristiano Ronaldon, pas largimit të tij tek United. Gjatë këtij sezoni, vetëm Paulo Dybala dhe Alvaro Morata kanë shënuar më shumë se 3 gola për Juventus.

Ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri është në rrezik për të humbur kualifikimin në Champions League vitin e ardhshëm, teksa gjendet në vendin e 7 në renditjen e Serie A, plot 8 pikë larg vendit të katërt. 

Gjithsesi, italianët pritet të hasin në konkurrencën e Newcastle, kur vjen fjala për të siguruar shërbimet e Martial. Pronarët e rinj të klubit anglez kanë të gjitha fondet në dispozicion, për të përmbushur kërkesat financiare të United, dhe ende nuk kanë hequr dorë nga gara për të afruar në ekip francezin. Duket se e gjitha ka ngelur në dorën e vet futbollistit, i cili duhet të zgjedhë ekipin që ka më shumë përzemër.

Më herët gjatë kësaj jave, trajneri i United, Ralf Rangnick, u shfaq i irrituar nga komentet e agjentit të Rashford. Sipas gjermanit, nëse lojtari kërkon të largohet nga klubi, ai duhet që fillimisht të flasë me të. Rangnick tha për mediat:

“Nëse ai vërtet ka dëshirën për t’u larguar nga klubi, duhet të informojë ose bordin drejtues, ose mua. Unë nuk komunikoj me agjentët nëpërmjet shtypit apo mediave. Martial ende nuk ka folur me mua apo me klubin për këtë temë.”

Anthony Martial nuk është përfshirë në asnjë prej 3 ndeshjeve që United ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Rangnick, dhe shkak ka qënë një dëmtim në gju.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll