Connect with us

Futboll

Merkato – Lucas Digne në qëndër të vëmendjes, ja klubet e Premier League që e kërkojnë

Lucas Digne

Mbrojtësi francez i Everton, Lucas Digne, është kthyer në një nga emrat më të përmendur këtë merkato dimri, teksa një sërë klubesh europiane kërkojnë kartonin e tij. Në Premier League është Chelsea, Newcastle dhe West Ham që po monitorojnë situatën e futbollistit, por interesi nuk mungon dhe përtej ishullit.

Napoli gjithashtu është i prirur për të hyrë në negociata për 28-vjeçarin, por klubi italian është i interesuar vetëm për një marrëveshje në formë huazimi, me një opsion blerjeje në një moment të dytë. Ky skenar nuk përputhet me kërkesat e Everton, që kërkon të përfitojë menjëherë nga shitja e Digne. Anglezët kërkojnë rreth 30 milionë paundë për mbrojtësin, me të cilin nënshkruan nga Barcelona në vitin 2018. Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se ekziston dhe një klub i katërt anglez që dëshiron shërbimet e Digne, por identiteti i ekipit nuk është zbuluar.

Interesi i Chelsea thuhet se është rritur, që kur u bë zyrtar lajmi se mbrojtësi i majtë Ben Chilwell, do t’i nënshtrohej një operacioni në ligamentet e gjurit, duke e përjashtuar atë, sipas të gjitha gjasave, për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo do të thotë se Blutë e Londrës duhet të marrin masat e duhura, përpara se situata në mbrojtje të agravojë më tej.

Ndërkohë Newcastle, është gati për të zyrtarizuar marrëveshjen me Kieran Trippier, nënshkrimin e tyre të parë nën pronësinë saudite. Ekipi shpreson të bëjë të paktën dhe tre afrime të tjera këtë muaj, teksa kërkon të rrisë shanset për mbijetesë në Premier League. Një prej afrimeve mund të jetë dhe Digne, i cili është lënë jashtë skuadrës së Everton, pas një mosmarrëveshjeje të shumëpërfolur me trajnerin Rafa Benitez në lidhje me taktikat e lojës.

Kur u pyet në lidhje me Digne, Benitez ishte mjaft i qartë:

Gjëja më e rëndësishme për mua është të kem në fushë, lojtarë që duan me vërtet të jenë atje.”

Shanset e largimit të Digne janë akoma më të larta, duke marrë parasysh dhe afrimet e reja të Everton. Anglezët kanë nënshkruar me ukrainasin Vitaliy Mykolenko, i cili aktivizohet në të njejtin pozicion si Digne. Kjo do të thotë se Everton i ka marrë tashmë masat për të gjetur zëvëndësuesin e francezit.

Nathan Patterson gjithashtu është bërë pjesë e klubit, nga skuadra e Rangers në Skoci për vlerën e 16 milionë paundëve. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë për më shumë se 5 vjet me Everton, dhe është afrimi i dytë për ekipin e Benitez këtë merkato janari. Patterson u shpreh mjaft i lumtur në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit:

“Jam shumë i lumtur që kam firmosur për Everton dhe mezi po pres të filloj. Ishte një vendim mjaft i lehtë. Ky është një klub masiv, me histori të gjatë dhe shumë fansa. Kuptohet se momentalisht nuk jemi atje ku duhet, por jam i bindur se mund të arrijmë atje ku duam, me talentin në dhomat e zhveshjes dhe stafin që kemi.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll