Connect with us

Futboll

Manchester United – Cristiano Ronaldo mendon largimin

ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të largohet herët nga Manchester United, nëse trajneri i përhershëm që do të vendoset me “bekimin” e Ralf Rangnick, nuk është i duhuri. Portugezi ka një kontratë deri në vitin 2023 me “Djajtë e Kuq”, por mund të largohet verën e ardhshme, nëse nuk bie dakord me prespektivën e trajnerit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Dailystar, dhe presioni është tashmë shumë i lartë mbi drejtorin e ri sportiv të klubit, Richard Arnold. Ralf Rangnick mori rolin e trajnerit në mënyrë të përkohshme në fund të nëntorit, dhe pritet të marrë rolin e “Këshilltarit të Futbollit” në Old Trafford, në një marrëveshje dyvjeçare, përpara sezonit të ardhshëm.

Mauricio Pochettino, Erik Ten Hag dhe Brendan Rodgers janë të gjithë alternativa të mundshme, pasi Arnold kërkon të emërojë në krye të pankinës, dikë që mund ta rikthejë United-in sërish në majat e futbollit anglez.

Megjithëse Rangnick nuk po merret në konsideratë për rolin e trajnerit të përhershëm, Ronaldo ka bërë me dije se nuk do të mbështesë gjermanin. Portugezi iu bashkua United verën e kaluar nga italianët e Juventus, në një marrëveshje që e beri CR7 lojtarin më të paguar në Premier League. Por aventura në Old Trafford nuk ka shkuar si duhet, teksa United e gjen veten plot 22 pikë larg kryesuesëve të Premier League, Manchester City.

Një burim pranë klubit, ka zbuluar se çfarë po mendon Ronaldo mbi të ardhmen:

“Ai (Ronaldo) mendonte se situata do të ishte më e mirë se kjo që është. Ai është një fitues i lindur dhe kërkon të fitojë më shumë trofe. Për këtë arsye, trajneri i ardhshëm do të përcaktojë dhe lëvizjen e tij të rradhës.”

Drejtori i ri sportiv, Richard Arnold, ka në duar një sfidë të madhe, teksa përgatitet për të zëvëndësuar Woodward, por bashkë-pronari i United, Joel Glazer, ka mbështetur Arnold në misionin e tij. Glazer u shpreh:

Do doja të falenderoja Ed në emër të Manchester United, për punën e tij të palodhur gjatë këtyre 9 viteve si drejtor sportiv, dhe gjatë 16 viteve pranë klubit. Tani është koha për Richard dhe ekipin e tij, që të hapin një faqe të re në historinë e skuadrës, me plane ambicioze për investime në Old Trafford. Qëllimi ynë mbetet i njejtë, forcimi i lidhjes me fansat, dhe fitorja në fushën e blertë.”

Ndërkohë Arnold deklaroi:

“Jam i nderuar të kem shansin për t’i shërbyer këtij klubi të madh dhe fansave të tij. Jam i vendosur të kthej nderin në çdo mënyrë që mundem.”

Por cili është shkaku që Ronaldo nuk preferon Rangnick, si trajnerin afatgjatë tek United? Shumë analistë sportivë argumentojnë se është modeli i lojës, i prezantuar nga tekniku gjerman. Ky i fundit kërkon që të gjithë lojtarët e tij të ushtrojnë presion tek kundërshtari, në momentin që ky i fundit zotëron topin. Këtu nuk bën përjashtim as Ronaldo, i cili nuk është mësuar në këtë rol gjatë karrierës së tij. Mundësitë fizike të portugezit për të bërë presing janë gjithashtu të kufizuara nga mosha. Për këtë arsye, Ronaldo preferon një qasje më klasike, në formacionin e United.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll