Connect with us

Futboll

Merkato – Gati shkëmbimi mes United dhe Barcelona

Anthony Martial

Spanjollët e Barcelonës janë në bisedime me Mancheter United, për një mundësi potenciale shkëmbimi mes 2 klubeve. Bëhet fjalë për 2 emra mjaft të njohur në sulmin e ekipeve, dhe ata janë Anthony Martial dhe Ousmane Dembele. Anthony Martial ka pasur vështirësi për të gjetur minuta në Old Trafford. Këtë sezon, 26-vjeçari ka zhvilluar vetëm 7 paraqitje në Premier League, deri më tani.

Sipas burimeve të brendshme pranë “Djajëve të Kuq”, bordi drejtues thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Sevilla, e cila iu afrua skuadrës së drejtuar nga Rangnick, për një marrëveshje huazimi për kartonin e Martial. Sipas këtij lloj bashkëpunimi, do të ishte Sevilla, ajo që do të paguante gjysmën e pagave të Martial.

Ndërsa përsa i përket Ousmane Dembele, Barcelona duhet të shkurtojë shpenzimet e pagave, në mënyrë që të regjistrojë zyrtarisht nënshkrimin e Ferran Torres. Për këtë arsye, presidenti Laporta mendon se një nga zgjidhjet është dhe “heqja qafe” e kartonit të Dembele.

Së fundmi, katalanasit siguruan nënshkrimin e Ferran Torres nga Manchester City, por transferimi i spanjollit mund t’i kushtojë klubit deri në 54 milionë paundë. Marrëveshja do t’i shkaktojë Barcelonës vështirësi të mëtejshme financiare, përveç atyre që janë tashmë të mirë-dokumentuara. Kjo do të thotë se katalanasit duhet të heqin dorë nga disa prej lojtarëve aktualë, për të financuar përforcime të mëtejshme në sulm.

Dembele është gjithashtu një objektiv i pronarëve të pasur të Newcastle. Futbollisti nuk duket shumë i interesuar ndaj këtij skenari, por nëse anglezët paraqesin një projekt vërtet interesant, gjithçka mund të ndryshojë, duke marrë parasysh potencialin e tyre financiar.

United thuhet se ka treguar dhe më parë interes për Dembele, gjë që mund të hapë rrugën për një shkëmbim pra probleme gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi është në muajt e fundit të marrëveshjes që nënshkroi me Barcelonën, pas lëvizjes së tij nga Borussia Dortmund në vitin 2017.

Ndërkohë, trajneri i Blaugranave, Xavi, mbetet me shpresë se Dembele do të bjerë dakord me një marrëveshje të re me Barcelonën me pagë të reduktuar, por nëse 24-vjeçari nuk arrin të pajtohet për një marrëveshje të re, transferimi në janar duket opsioni më i mundshëm për të ardhmen e futbollistit. Kjo pasi Barcelona nuk dëshiron kurrsesi që ta humbasë atë falas gjatë verës.

Xavi fillimisht shpresonte të shtonte në skuadrën e tij veteranin e United, Edinson Cavani. Megjithatë, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, zbuloi sot se uruguaiani do të qëndrojë në Old Trafford, të paktën deri në verë. Barcelona ka shprehur gjithashtu interes për ish-sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata.

Ky i fundit aktivizohet me italianët e Juventus, në formë huazimi nga Atletico Madrid. Por “Zonja e Vjetër” i ka bërë me dije Atleticos, se nuk ka ndërmend të blejë përfundimisht kartonin e Morata. Ky i fundit gjithashtu dëshiron t’i jape fund aventurës së tij të dytë në Torino, dhe kërkon që t’i bashkohet ekipit të Xavi Hernandez. Gjithsesi, Juventus nuk ka ndërmend të ndalë kontratën e huazimit të Morata, pa gjetur më parë një zëvëndësues të të njejtit nivel.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll