Connect with us

Futboll

Merkato – Klopp gati të japë aprovimin për Eduardo Camavinga

Eduardo Camavinga

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka kuptuar mjaft mirë pakënaqësinë e Eduardo Camavinga me klubin e tij Real Madrid, dhe është gati ta shfrytëzojë në maksimum këtë “konflikt”. Mesfushori startoi sezonin në mënyrë fantastike me Real Madrid, duke u aktivizuar rregullisht si titullar. Por në javët e fundit, Camavinga është “zhdukur” në mënyrë misterioze nga formacioni titullar i Real Madrid.

Është e vërtetë se rezultatet e madrilenëve kanë qënë shumë pozitive së fundmi, dhe Carlo Ancelotti nuk dëshiron që të prishë diçka që funksionon më së miri. Por megjithatë, kjo situatë ka bërë që disa lojtarë në kampin e galaktikëve, të mos kenë kurrë minuta aktivizimi në fushën e blertë.

Ky është dhe rasti i mesfushorit francezit, i cili duket se ka marrë tashmë rolin e lojtarit zëvendësues tek ekipi i tij. Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro, janë titullarë të panegociueshëm te Real Madrid. Por në raste të caktuara, Camavinga nuk ka qënë zgjedhja e trajnerit italian, as si zëvëndësues. Në ndeshjen kundër Cadiz në kampionat, ishte Fede Valverde ai që hyri në fushë në vend të Luka Modric.

Për këtë arsye, Camavinga po shqyrton mundësinë e largimit, vetëm pak muaj pas mbërritjes në Madrid. Mesfushori po mendon skenarin e huazimit në një ekip, ku i garantohen më shumë minuta loje, dhe këtu hyn në lojë Liverpool. “The Reds” kanë qënë një nga ekipet e para që ka shprehur interesin për Camavinga.

Real Madrid pagoi 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit, dhe tani kuptohet se Perez nuk ka ndërmend të pranojë më pak. Në fakt, planet e presidentit madrilen janë akoma më ambicioze. Në rast se klubi vendos të heqë dorë nga kartoni i Camavinga, çmimi i shitjes së tij do të ishte rreth 45 milionë euro, një shifër që drejtuesit në Anfield, mund ta përballojnë.

Opsionet kryesore të Klopp në repartin e mesfushës janë: Jordan Henderson, Fabinho dhe Thiago Alcantara. Ai gjithashtu e di se mund të mbështetet dhe tek James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Curtis Jones dhe Naby Keita. Por Camavinga do t’i shtonte më shumë cilësi dhe freski ekipit të Klopp, nëse drejtuesit e klubit arrijnë akordin me spanjollët për kartonin e tij.

Francezi debutoi me ekipin e parë të Rennes, që në moshën 16-vjeçare dhe ishte titullar i rregullt gjatë sezoneve 2019-20 dhe 2020-21. Potenciali i tij u duk qartë, dhe Real Madrid u sigurua të përfitonte në momentin e duhur.

Ata nënshkruan me futbollistin një kontratë 6 vjeçare, pasi e blenë nga Rennes në fund të gushtit. Deri më tani, ai ka zhvilluar 17 paraqitje për madrilenët, duke shënuar 1 gol. Megjithatë, Camavinga ka startuar si titullar në vetëm 5 ndeshje në La Liga gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë, shumë analistë sportivë janë të mendimit se Camavinga nuk duhet të largohet kaq shpejt nga klubi spanjoll. Kroos dhe Modric janë të dy në hapat e fundit në karrierën e tyre, dhe 19 vjeçari duhet të tregohet i duruar. Kjo pasi në të ardhmen e afërt, ai do të jetë me siguri në qëndër të projektit të rindërtimit tek Real Madrid.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll