Connect with us

Futboll

Merkato – Chelsea kërkon yllin e Monaco, Dani Alves kërkon rikthimin e Messi

Dani Alves

Londinezët e Chelsea kryesojnë momentalisht garën, për kartonin e talentit të Monaco, Aurelien Tchouameni. Sipas The Sun, blutë janë një hap para rivalëve të Manchester United, që gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e futbollistit. 

21 vjeçari është linkuar me një lëvizje drejt Chelsea, për shifrën e 50 milionë eurove. Analistë sportivë dhe opinioni publik në përgjithësi, e shohin Tchouamenin, si zëvëndësuesin e denjë të N’Golo Kante. Megjithëse mesfushori ka tërhequr vëmendjen e United dhe Barcelonës, këta të fundit duket se kanë ulur interesin e tyre, teksa po ndjekin “shënjestra” të tjera këtë merkato.

Aurelien gjithashtu mund të luajë në pozicionin e mbrojtësit të qendrës, por lojtari është më i rrezikshëm kur vihet në shërbim të sulmit. Tchouameni është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Philippe Clement, dhe ka vijuar me paraqitjet e mira dhe në javët e para të vitit të ri. Gjithsesi, Monaco është në rrezik për të mos u kualifikuar në asnjë prej kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm. Kjo gjë sigurisht që nuk i pëlqen lojtarit, i cili e di mjaft mirë se cilat klube interesohen për të. Tchouameni kërkon të luajë në Champions League, dhe është shumë afër këtij objektivi, nëse ia del të transferohet tek Chelsea.

Në zhvillime të tjera të merkatos, mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka hedhur idenë e rikthimit të Leo Messit në Camp Nou. Braziliani dëshiron që 7 herë fituesi i Topit të Artë të kthehet në Katalonjë për të mbyllur karrierën e tij. Vet Alves ka ndjekur këtë rrugë, teksa la klubin e tij në vitin 2016, për t’iu bashkuar italianëve të Juventus.

Mbrojtësi iu bashkua përsëri Barcelonës këtë vit, me kosto zero, pasi kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” përfundoi. Alves shprehu dëshirën për të luajtur përsëri me ish-kolegun e tij të skuadrës, në një intervistë të fundit për Catalunya Radio. Braziliani u shpreh:

“Ai është jo vetëm lojtari më i mirë i klubit, por më i miri në histori. Mendoj se është e çuditshme të jesh këtu dhe mos të kesh atë. Por shumë herë, gjërat nuk shkojnë ashtu si ne duam. Mendoj se do të ishte shumë mirë që ai të përfundonte karrierën e tij këtu. Kjo do të shërbente si një dhuratë për vet atë, por sigurisht dhe për klubin.”

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse mbrojtësi i Barcelonës ka kontaktuar me Leo Messin, për t’i mbushur atij mendjen që të rikthehet në Camp Nou. Alves nuk komentoi për këtë, por ndau eksperiencën e tij, dhe shkaqet që e bënë të rikthehej tek Barça:

“Të jesh këtu është si një dhuratë që e hap çdo ditë. Unë gjithmonë luftoj për atë që dua. Doja të kthehesha pasi nuk isha në gjendje të thoja lamtumirë. Doja që të largohesha pa patur dyshime se të gjithë më shohin si një person që e do këtë klub.”

Rikthimi i Messi tek Barcelona është përfolur që prej momentit kur lojtari u largua drejt PSG, por deri më tani, nuk ka asnjë zhvillim konkret.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll