Connect with us

Futboll

Fabio Carvalho – Kush është talenti që kërkohet nga Liverpool

Fabio Carvalho

Liverpool ka shfaqur interes në këtë merkato janari, për talentin e Fulham, Fabio Carvalho. Lojtari është vetëm 19 vjeç, por paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit gjerman të “The Reds”, Jurgen Klopp. Carvalho shënoi 2 herë në fitoren që ekipi i tij arriti përballë Birmingham, në shifrat e thella 6-2. Fulham ka shënuar plot 19 gola në 3 ndeshje, dhe kryeson klasifikimin e Championship, me 5 pikë diferencë nga vendi i dytë në renditje.

Kjo do të thotë se me shumë gjasë, Fabio dhe ekipi i tij do të luajnë në Premier League sezonin e ardhshëm. Dhe këtu ngrihet pyetja: A duhet të hedhë sulmuesi këtë hap të madh në karrierën e tij në këtë moment, apo duhet të presë një moment të dytë?

Trajneri i Fulham, Marco Silva, është i mendimit se Fabio duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, dhe të mos marrë vendime të nxituara këtë merkato janari. Tekniku ia ka komunikuar mendimin e tij të riut, i cili ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje këtë sezon, pasi ia doli të rikuperohej nga dëmtimet dhe COVID-19. Silva tha:

“Une e di se sa shumë potencial ka Fabio. Me ose pa topin, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka mundësinë të zhvillojë një karrierë shumë të mirë. Fabio, por dhe njerëzit rreth tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ndonjëherë ekziston dëshira për të ndërmarrë një hap më të madh se sa mund ta përballosh, dhe bën një gabim. Karriera futbollistike nuk është thjesht një moment, duhet të përgatitesh për të ardhmen.”

Silva shtoi:

“Fabio është një djalë i zgjuar që dëshiron të jetë ndër më të mirët. Shpresoj që personat që po e këshillojnë atë, ta bëjnë si duhet.”

Kontrata e Carvalho me klubin skadon në fund të sezonit, dhe deri më tani, lojtari i ka rezistuar tundimeve të Fulham për një rinovim të mundshëm. Liverpool është i gatshëm të paguajë 5 milionë paundë për kartonin e tij, por West Ham gjithashtu po ndjek me interes zhvillimet.

Por çfarë thotë lojtari? Fabio është shprehur pozitiv për pjesën e parë të sezonit me Fulham, duke shamangur komentet për të ardhmen e tij. Sulmuesi me origjinë portugeze tha:

“E startuam mjaft mirë këtë vit, njëlloj si në fillim të sezonit, me forcë dhe vetëbesim. Kemi luajtur me stil dhe kemi shënuar gola, por në të njejtën kohë kemi qënë mjaft kompaktë në mbrojtje. E kemi gjithmonë në dorë si skuadër modelin e lojës. Mund të them se po kënaqem.”

Mediat në Spanjë kanë aluduar dhe për një interesim të mundshëm të Real Madrid për lojtarin, por këto janë vetëm aludime. Gjithsesi, fati i Carvalho pritet të mësohet shumë shpejt, pasi merkatoja e janarit po shkon drejt fundit.

Liverpool apo West Ham duhet të vendosin shpejt, në rast se kërkojnë shërbimet e lojtarit që në këtë moment. Kjo pasi në rast të kundërt, ekuilibrat mund të ndryshojnë totalisht në fund të sezonit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll