Connect with us

Futboll

Manchester United dorëzohet, Haaland kërkon Real Madrid

haaland

Sipas burimeve të ESPN, Manchester United është tashmë jashtë garës për kartonin e bomberit të Dortmund, Erling Haaland. “Djajtë e Kuq” janë gati të fokusohen tek alternativat e tjera për të përforcuar sulmin e tyre. Kjo pasi përfaqësuesit e Haaland, i kanë bërë me dije anglezëve se lojtari preferon një lëvizje në Spanjë, drejt Real Madrid. Lajmit i është bërë jehonë në mediat sportive, teksa tifozët madrilenë kanë tashmë një arsye më shumë për të ëndërruar.

Haaland pritet të largohet nga Dortmund në fund të sezonit, duke qënë se dhe klauzola prej 75 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij, hyn në fuqi. United dështoi të afronte sulmuesin në vitin 2020, kur ai zgjodhi Dortmund si destinacionin e tij të rradhës. Por interesi i “Djajëve të Kuq” për norvegjezin është i hershëm, që kur lojtari filloi të merrte vëmendje, me paraqitjet e tij me Molde, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Burime pranë United i kanë bërë me dije ESPN, se shumica e figurave historike të klubit, besojnë se Haaland është i destinuar për Real Madrid, dhe Manchester nuk është në pozitat e duhura për të garuar për shërbimet e tij. Por ekipi i Ralf Rangnick e ka të domosdoshme një figure të re në sulm. Edinson Cavanit i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe me shumë mundësi do të lërë klubin. E njejta gjë mund të thuhet dhe për Cristiano Ronaldo, i cili jo vetëm do të mbushë 37 vjeç muajin e ardhshëm, por në qoftë se United nuk kualifikohet në Champions League, mund të vendosë të largohet.

Megjithëse personat afër Haaland janë admirues të punës së bërë nga trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick në klubet e mëparshme, perspektiva për të nënshkruar me United, ndërkohë që ekipi mbetet në një periudhë tranzicioni, dhe potencialisht jashtë Champions League, ka bërë që Haaland të shohë me dyshim një lëvizje drejt Old Trafford.

Kjo gjë është kuptuar nga anglezët, të cilët janë tashmë më të qartë për faktin se Haaland nuk i sheh ata si një opsion, të paktën në rrethanat aktuale. Për këtë arsye klubi do të fokusohet në gjetjen e një trajneri të përhershëm, në vend që t’i kushtojë kohë ndjekjes së një lojtari që favorizon një lëvizje diku tjetër.

Real Madrid ndërkohë po përpiqet të nënshkruajë me Haaland, dhe në të njejtën kohë me Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain këtë verë. Por pavarësisht dëshirës së tyre, kampionët e La Ligës përballen me konkurrencë të fortë nga Manchester City për Haaland, i cili kudo që të shkojë, do të kërkojë një page vjetore prej rreth 30 milionë paundësh në vit.

Megjithatë, pavarësisht interesimit dhe aftësisë së City për të konkurruar me çdo paketë financiare të paraqitur për Haaland nga Real, kampionët e Premier League mbeten një hap prapa Real në betejën për të nënshkruar me ndërkombëtarin norvegjez. Arsyeja është prestigji dhe historia e galaktikëve, që është tunduese për të gjithë lojtarët. Mbetet të shohim nëse Florentino Perez do t’ia dalë të sjellë në Madrid, dy superstarët më në zë të futbollit europian në këto momente.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll