Connect with us

Futboll

Dembele i kërkon Barcelonës largimin – Katalanasit në kërkim të një zëvëndësuesi

Dembélé

Pas shumë diskutimesh, thashethemesh, dhe javësh në pritje, duket se Barcelona është tashmë e bindur se Dembélé dëshiron të largohet, dhe drejtuesit e klubit po përgatiten për skenarët e mundshëm, pas largimit të francezit. Sulmuesi nuk e ka pranuar propozimin e fundit për rinovim kontrate, dhe ia ka komunikuar qartësisht klubit këtë gjë. 

Tani, Barcelona po mundohet të gjejë një rrugë përfitimi nga situata e krijuar, por dhe po kërkon për zëvëndësuesin e lojtarit. Por çfarë i solli gjërat në këtë pikë? Gjatë negociatave mes klubit dhe Dembélé, futbollisti nuk ka pranuar të tërhiqet as edhe “1 cm” nga pretendimet dhe kërkesat e tij. Francezi kërkon një page prej 20 milionë eurosh në sezon, shifër kjo e papërballueshme për Barcelonën. Momentalisht Dembélé përfiton 16 milionë euro në sezon te katalanasit. Përveç pretendimeve për pagën, lojtari ka kërkuar dhe bonuse operacionale për të dhe agjentin e tij, Moussa Sissoko. 

Burime pranë klubit bëjnë me dije se përfaqësuesit e Barcelonës, kanë mbetur tejet të zhgënjyer dhe të acaruar me sjelljen e futbollistit, dhe besojnë se negociatat kanë qënë një humbje kohe. Kjo pasi sipas tyre Dembélé ka luajtur “blofin” dhe gjatë gjithë kësaj kohe e ka patur të qartë planin e tij për të ardhmen.

Thënë këtë, Barcelona është duke intensifikuar përpjekjet për të sjellë në ekip Álvaro Moratan, kartoni i të cilit zotërohet nga Atletico Madrid. Për ta bërë marrëveshjen realitet, sulmuesi spanjoll duhet të ulë pritshmëritë e pagës, por mediat në gadishullin Iberik bëjnë me dije se Moratës i pëlqen ideja e transferimit në Camp Nou. Kjo do të thotë se sulmuesi, i cili luan si i huazuar tek Juventus, mund të bëjë kompromise përsa i përket aspektit financiar.

Ndërkohë në lidhje me Dembélé, Juventus dhe Manchester United vazhdojnë të mbeten të interesuar për shërbimet e francezit. Disa prej figurave më afër bordit drejtues të Barcelonës besojnë se lojtari ka arritur në një akord të fshehtë me njërën prej këtyre skuadrave. 2 sezone më parë Dembélé ishte shumë pranë kalimit tek United. “Djajtë e Kuq” ranë dakord me futbollistin, por gjithçka u prish nga Barcelona, e cila kërkoi që futbollisti të rinovonte dhe për 1 vit, përpara se ta linte atë të lirë.

Ndërkohë Chelsea gjithashtu mendohet të jetë një nga “admiruesit” e fshehtë të sulmuesit, ndërsa Bayern Munich dhe PSG janë tërhequr nga gara. Gjermanët ende kanë besim te kualiteti i francezit, por nuk janë të gatshëm të paguajnë për të shumën e kërkuar nga Barcelona. Ndërsa PSG ka prioritete të tjera këtë merkato.

Me shumë mundësi, Dembélé do të qëndrojë te Barcelona për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo i intereson dhe vet futbollistit, pasi ai dëshiron të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës në Dhjetor. Një transferim në janar do të ishte delikat, sidomos në aspektin e përshtatjes, gjë që mund të dëmtonte seriozisht shanset e sulmuesit për një vend titullari në kombëtaren e Francës. Dhe vet trajneri Xavi është i prirur t’i japë hapësira Dembélés, pasi lënia e tij në stol, në formën e një “dënimi” për sjelljen në negociata, mund të krijojë probleme të tjera mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll