Connect with us

Futboll

Barcelona gati të heqë dorë nga Dest – Ja klubet e interesuara

dest

E ardhmja e Sergino Dest te Barcelona është në udhëkryq. Ky është lajmi që raporton ESPN në Spanjë, teksa thashethemet për futbollistin kanë pushtuar rrjetin, fill pas El Classicos, ku Dest u la jashtë ekipit titullar. Megjithëse mbrojtësi është i vendosur të luftojë për vendin e tij tek Barcelona, shumë ekipe në Europë po monitorojnë situatën e lojtarit, dhe katalanasit mund të heqin dorë nga shërbimet e tij nëse oferta e duhur troket në derë.

Bayern Munich dhe Chelsea janë 2 ekipet që momentalisht po ndjekin me vëmendje Dest. Ky i fundit nuk parapëlqen një lëvizje në janar, dhe burime të afërta pranë lojtarit kanë bërë me dije se amerikani dëshiron që të provojë vlerën e tij në pjesën e dytë të sezonit, dhe më pas të vendosë në verë për të ardhmen.

Por duket se Dest e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Xavit. Barça nënshkroi me Dani Alves, i cili mbulon pak a shumë të njejtin pozicion si Dest. Ndërkohë trajneri Xavi ende dëshiron të shtojë një numër 9 në skuadër. Alvaro Morata është një nga alternativat potenciale, por Juventus, ku ai është i huazuar nga Atletico Madrid, heziton ta lërë të largohet pa gjetur më parë një zëvendësues të denjë.

Dest mund të konsiderohet pa fat në javët e fundit, teksa lojtari ka vujatur nga dëmtimet përgjatë gjithë pjesës së parë të sezonit. Gjithashtu, mbrojtësi rezultoi pozitiv me COVID-19 në fillim të janarit, pavarësisht se tani është rikuperuar me sukses nga virusi. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, Dest u detyrua të luante në një pozicion sulmues, për shkak të mungesave në këtë repart te Barcelona. Kjo gjë nuk ndikoi për mirë te futbollisti, i cili ishte ende në fazë rikuperimi nga dëmtimi.

Emerson Royal dhe Arthur Melo bënë pak a shumë të njejtën sakrificë si Dest, përpara se të largoheshin nga Barcelona. Arthur pranoi t’i bashkohej Juventus në verën e 2020, ndërsa Emerson u bë pjesë e Tottenham Hotspur në startin e këtij sezoni.

Barça nënshkroi me Dest nga skuadra e Ajax për 20 milionë euro, duke mposhtur Bayern Munich në garën për firmën e lojtarit. Por që prej atij momenti, klubi gjerman ka mbetur në kontakt me mbrojtësin, dhe për më shumë, ka shfaqur interes për një lëvizje në formën e huazimit në janar. Marrëveshja përfshin opsionin për ta bërë bashkëpunimin të përhershëm verën e ardhshme, për rreth 25 milionë euro.

Chelsea, që ka humbur Reece James dhe Ben Chilwell për shkak të dëmtimeve, gjithashtu ka treguar interes për një marrëveshje afatshkurtër në formën e huazimit, deri në fund të sezonit. Ndërkohë skuadra të tjera të Premier League po ndjekin situatën, së bashku me spanjollët e  Atletico Madrid. Megjithëse këta të fundit po avancojnë në bisedimet për të bërë të vetin Daniel Wass të Valencias, spanjollët ende po mbajnë Dest nën monitorim.

Deri tani, në qoftë se amerikani do të largohet nga Camp Nou, destinacioni më i mundshëm duket Bayern Munich.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll