Connect with us

Futboll

Merkato – Chelsea gati të hidhet në sulm për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong

Frenkie de Jong mund të konsiderohet një nga zhgënjimet më të mëdha të Barcelonës, gjatë 2 sezoneve të fundit. Hollandezi erdhi me mjaft bujë në Camp Nou nga Ajax, por nuk ia doli asnjëherë të përshtatej dhe të impaktonte lojën e katalanasve. Mesfushori ka qënë në qëndër të kritikave nga tifozët por dhe opinioni sportiv, dhe kjo është një nga arsyet se përse Barcelona mund të heqë dorë nga lojtari.

De Jong nuk është më i pazëvëndësueshëm, teksa Pedri vërtetoi sezonin e kaluar se është në gjendje të përballojë mjaft mirë detyrat në mesfushë. Ndërsa në sezonin aktual, Gavi dhe Nico González kanë dëshmuar të njejtën gjë. Kjo do të thotë se kur Sergio Busquets të largohet nga Barcelona, katalanasit do të kenë përsëri në dispozicion 3 mesfushorë mjaft kualitativë, duke nxjerrë De Jong jashtë loje.

Shumë klube në Europë po monitorojnë situatën e hollandezit, nisur nga vështirësitë e tij në Spanjë. Babai i lojtarit deklaroi para pak javëve se 5 skuadrat më të mira në Europë, janë të interesuara për kartonin e De Jong. Një prej tyre është sigurisht dhe Chelsea, teksa anglezët po kërkojnë një lojtar që t’i sjellë kualitet mesfushës së tyre. Londinezët janë momentalisht i vetmi ekip që ka shprehur interesin në mënyrë zyrtare.

Roman Abramovich ka ofruar 40 milionë paundë për De Jong, por kjo kërkesë nuk kënaq pretendimet e Barcelonës. Spanjollët kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për shërbimet e hollandezit, por kjo shifër është e diskutueshme. Nëse Nico dhe Gavi vazhdojnë të performojnë mirë dhe të japin garanci në rolin e tyre, drejtuesit e Camp Nou mund të pranojnë dhe 50 milionë euro për De Jong. Kjo do të thotë se diferenca mes asaj që kërkon Barça, dhe asaj që ofron Chelsea është vetëm 10 milionë euro, shifër që lë vend për një marrëveshje.

Përveç Chelsea, Bayern Munich gjithashtu mendohet të jetë i interesuar për De Jong. Ky i fundit është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Julian Nagelsmann. Sipas raportimeve në Gjermani, numri 1 i pankinës së bavarezëve i ka dhënë aprovimin drejtuesëve të klubit për të ecur para me negociatat, duke marrë parasysh se Barcelona është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

Ndërkohë trajneri Xavi Hernández, ende shpreson që hollandezi të shfaqë formën që ka treguar te Ajax, por tekniku nuk mund të presë pëgjithmonë. Kjo pasi 50 milionë euro janë një shumë mjaft e madhe, që do të ndihmonte Barcelonën të bënte përforcime në skuadër, në pozicionet që janë më të nevojshme. Vet Hernandez e ka konsideruar projektin e tij te katalanasit si afatgjatë, që do të thotë se spanjolli është në kërkim të lojtarëve që ofrojnë siguri, për të ngritur ekipin e tij të ri. Veteranët e skuadrës si: Gerard Piqué, Sergio Busquets, Jordi Alba, Marc-André Ter Stegen dhe Sergi Roberto do të kenë vetëm rol suportues në vijim, pasi pesha kryesore e lojës do t’i lihet talenteve të reja, ashtu siç është dëshmuar në pjesën e parë të sezonit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll