Connect with us

Futboll

Merkato – Bayern Munich, ja largimet dhe afrimet potenciale

Bayern Munich

Gjermanët e Bayern Munich janë duke analizuar në mënyrë të detajuar, gjendjen e ekipit, për të ndërmarrë vendimet e duhura këtë merkato janari, por dhe më tej. Një lajm i rëndësishëm për bavarezët dhe tifozët e tyre, është se Kingsley Coman do të nënshkruajë një rinovim kontrate.

Dy media mjaft prestigjoze si Goal dhe Spox kanë konfirmuar se babai i Coman, së bashku me agjentin e lojtarit, janë në Munich duke diskutuar detajet përfundimtare të kontratës së re. Ishte francezja L’Equipe që në fillim hodhi aludimet për një marrëveshje të re mes Kingsley dhe klubit gjerman, por tani bashkëpunimi është zyrtarizuar.

Raportimet bëjnë me dije se Coman pritet të fitojë 17 milionë euro në vit në të ardhmen, gjë që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në Bundesligë. Kontrata e re e futbollistit pritet të jetë aktive deri në vitin 2027, ndërsa ajo aktuale skadon në vitin 2023. Së fundmi u përfol se kërkesat financiare të francezit ishin shumë të larta, deri në 20 milionë euro në sezon, por kjo është përgënjeshtruar nga burime jo zyrtare pranë futbollistit. 

Në një deklaratë zyrtare për klubin, Coman tha:

“Jam shumë i lumtur sepse FC Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë dhe e di që kemi ende shumë mundësi dhe qëllime të mëdha këtu.”

Ndërkohë përsa i përket lojtarëve të tjerë të Bayern, ish-mbrojtësi i klubit, Holger Badstuber, ka komentuar formën e mirë të Thomas Müller, dhe pse sipas tij, sulmuesi do të vazhdojë të luajë për bavarezët, në të njejtin nivel. Badstuber tha:

“Ai (Müller) gjithmonë do të fitojë. Mund ta dallosh nga reagimi që ka pasi shënon një gol. Ai është ende i uritur. Kjo është një plus i madh për Thomas, dhe arsyeja se përse ai vazhdon, dhe do të vazhdojë të luajë në këtë nivel.”

Por pavarësisht talentit të Müller apo Lewandowski, është e padiskutueshme se Bayern ka nevojë për një talent të ri, që të sigurojë vazhdimësinë e klubit në skenën e skuadrave elitare europiane. Dhe sipas ish-futbollistit, Lothar Matthäus, Erling Haaland është emri perfekt për këtë detyrë. I pyetur për Sky Sport, Lothar nuk përjashtoi mundësinë që bomber norvegjez, të zgjedhë Bayern si destinacionin e tij të ardhshëm:

“Do të shohim se ku do të përfundojë. Kuptohet, Real Madrid dhe Premier League janë mjaft atraktive, por mbase mund të jetë dhe FC Bayern. Lewandowski është ende lojtari më i mirë në botë. Por nëse ai dhe Bayern vendosin të shkëpusin marrëdhëniet, gjë që shpresoj të mos ndodhë, Haaland do të ishte pasardhësi i tij perfekt.”

Nga ana tjetër, Sport Bild ka bërë me dije se Borussia Dortmund ka dy pasardhës në mendje, nëse Haaland largohet. Një prej kandidatëve është ish-lojtari i Frankfurt, Sebastien Haller, i cili aktualisht aktivizohet te Ajax. Holandezët kërkojnë të paktën 40 milionë euro për 27-vjeçarin.

Emri i dytë është Patrik Schick, i cili shënoi 16 herë për Bayer Leverkusen në 14 ndeshje në kampionat, gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll