Connect with us

Futboll

Manchester United – Afrimiteti mes Ronaldo dhe Zidane, rrezik për Solskjaer

zidane

Drejtues të caktuar brenda bordit të Manchester United, shpresojnë se marrëdhënia e afërt që Cristiano Ronaldo dhe Varane, kanë me ish-trajnerin e tyre Zinedine Zidane, mund të bindë këtë të fundit që të pranojë postin e trajnerit të “Djajëve të Kuq”.

Zidane ka trajnuar si Cristianon, ashtu dhe Varane gjatë qëndrimit të tij tek Real Madrid, duke arritur suksese të jashtëzakonshme me madrilenët. Sipas raportimeve të fundit të Mirror në Angli, drejtuesit e United po tentojnë të hyjnë në bisedime me francezin, duke qënë se e ardhmja e Solskjaer është në “fije të perit”.

Anglezët po shpresojnë që raporti i ngushtë që Zidane ka me ish-lojtarët e tij, të jetë një arsye shtesë për të bindur teknikun, që të vijë në krye të pankinës së United. Mendohet se ish-trajneri i Real Madrid nuk ka shumë dëshirë që t’i bashkohet një klubi në mes të sezonit. Por situata delikate tek kampi i United, mund të detyrojë bordin e “Djajëve të Kuq”, që të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të sjellë në Old Trafford francezin.

Raportime të tjera bënë me dije se Zidane, mund të jetë duke pritur largimin e Deschamps nga stoli i kombëtares franceze, pas Kupës së Botës. Por ky lajm u përgënjeshtrua më pas nga të njejtët gazetarë që publikuan fillimisht lajmin.

Përsa i përket Ronaldo dhe Varane, të dy futbollistët e kanë bërë të qartë se do ta mirëprisnin ardhjen e Zidane në stolin e United. CR7 ka thënë disa herë se francezi e bëri atë të ndihej një lojtar special, dhe nënvizoi impaktin që Zidane kishte në dhomat e zhveshjes së Real Madrid. Përpara dy vitesh, Ronaldo u shpreh për ish-trajnerin e tij:

Vetëbesimi që një lojtar duhet të ketë nuk vjen vetëm nga veta e tij, por dhe nga lojtarët që e rrethojnë dhe trajneri. Duhet të ndihesh sikur je pjesë e rëndësishme e grupit, dhe Zidane më bëri të ndihesha special. Ai më ndihmoi shumë. Kisha shumë respekt për të që përpara se ta njihja, por koha që kalova me të, më bëri ta admiroja edhe më shumë. Kjo për atë që ai ishte si person, mënyrën sesi fliste, si drejtonte skuadrën dhe si më trajtonte mua.”

Mbrojtësi francez i United, Raphael Varane, ndan të njejtin mendim me portugezin. Para pak kohësh ai komentoi:

“Jam shumë krenar për 10 vitet e fundit. Kam mësuar shumë pranë tij (Zidane). Ai është një trajner që ka një anë njerëzore.”

Mendimi i lojtarëve mbi Zidane është pozitiv, por kjo kuptohet se nuk është mjaftueshëm për të bindur drejtuesit e United. Në fund të fundit, ishte vet Ronaldo që para një jave komentoi në mënyrë të ngjashme për Ole Solskjaer, duke mbrojtur trajnerin aktual të United nga kritikat.

Ndërkohë për bordin e klubit, problemi më i madh është mungesa e alternativave për pozicionin e trajnerit. Kjo është dhe një nga arsyet se përse Ole është ende në krye të ekipit, duke marrë parasysh paraqitjet e dobëta të United, nën drejtimin e tij.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll