Connect with us

Futboll

Harry Maguire feston golin përballë Shqipërisë – Acarohet Roy Keane

Harry Maguire

Goli përballë Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit ishte qartësisht i një rëndësie të madhe për Harry Maguire. Kombëtarja e “3 Luanëve” fitoi bindshëm 5-0 përballë Shqipërisë, dhe ishte pikërisht mbrojtësi ai që shënoi golin e parë në fitoren e thellë.

Maguire festoi realizimin duke vënë duart tek veshët e tij, si një shenjë për t’i treguar kritikëve aftësitë dhe talentin që ai zotëron. 28 vjeçari po kalon një moment të vështirë me Manchester United, dhe paraqitjet e tij me “Djajtë e Kuq” kanë marrë shumë kritika. Në nivel klubi mbrojtësi është shumë larg formës që shfaqi me Anglinë në Euro 2020. Gjithsesi, goli përballë Shqipërisë ishte i një rëndësie të veçantë, pasi ishte i gjashti për Maguire me përfaqësuesen angleze. Mbrojtësi i United barazoi kështu Jack Charlton dhe John Terry, dy ish-mbrojtësat e kombëtares me më shumë realizime me Anglinë.

Por festimi i golit ka acaruar tej mase ish-futbollistin e United, tashmë komentator sportiv, Roy Keane. Ky i fundit jo vetëm që nuk ishte i impresionuar me golin e Maguire, por nuk denjoi të kritikonte lojtarin, siç ka bërë vazhdimisht gjatë javëve të fundit. Keane komentoi:

“Ai vendosi duart tek veshët e tij, si për ‘ti mbyllur gojën’ kritikëve, por une mendoj se kjo është turpëruese. Ai ka luajtur tmerrësisht keq gjatë muajve të fundit me Manchester United. Maguire mendon se nëse shënon gol do t’i bëjë analistët që të mos e kritikojnë më. Turpëruese.”

Ndërkohë pas ndeshjes, trajneri Gareth Southgate u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Maguire. Numri 1 i pankinës angleze pranoi se ish-mbrojtësi i Leicester po kalon një periudhë të vështirë. Përsa i përket festimit të golit, as Southgate nuk ishte i sigurt për domethënien e tij. Tekniku deklaroi:

“A është ai një fans i Hulk Hogan? Nuk e di se me çfarë kishte të bënte festimi. Ai është një lojtar i shkëlqyer. Vetëm 2 muaj më parë ishte pjesë e 11-shes më të mirë të Europianit. Ai u kthye menjëherë tek United sepse ndien një ndërgjegje të madhe për të ndihmuar klubin e tij. Për këtë gjë kam masivisht respekt. Së bashku diskutuam dhe i kujtova dhe një herë se sa i rëndësishëm është për ne. Performanca e tij sot ishte shumë e mirë.”

Goli i Maguire në minutën e 9’ përballë Shqipërisë i hapi rrugën Anglisë drejt fitores 5-0, që në pjesën e parë të takimit. Kjo do të thotë se “3 Luanët” janë tashmë me një këmbë në Katar. Ndeshja e tyre finale në këto kualifikuese është ajo përballë San Marinos. Kundërshtari është tejet modest dhe ekipit të Southgate i mjafton vetëm 1 pikë për të siguruar matematikisht vendin e parë në grup.

Kombëtarja angleze mbetet një nga favoritet për të triumfuar në Botërorin e Katarit. Anglezët ishin të pafat në Europian, teksa humbën finalen e madhe përballë Italisë, tek gjuajtjet e penalltive.

Por pavarësisht kësaj, Southgate deklaroi se skuadra e tij nuk është e demotivuar nga humbja e finales, dhe Botërori i Katarit përbën një fillim të ri.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll