Connect with us

Futboll

Lojtarët më të paguar në botë

Lojtarët më të paguar në botë

Le të ndjekim një pasqyrë për lojtarët më të paguar në botë. Shifrat stratoferike që përdoren në transferimin e lojtarëve , që shumë lehtë e kalojnë shifrën e 100 milionë eurove dhe pagat javore jashtëzakonisht shumë të larta janë treguesi më i mirë që në futboll shpenzohen para më shumë se kurrë më parë.

Si cdo vit edhe në vitin 2019 shfaqet lista me lojtarët më të paguar në botë , ku kampionatet evropione me lojtarët e tyre zënë vendet e para.

Më poshtë do të shfaqim listën me lojtarët më të paguar në botë për vitin 2019.

Mohamed Salah

Lojtarët më të paguar në botë

Salah në korrik të 2018 nënshkroi një kontratë 5-vjecarë me skuadrën e Liverpoolit me një pagë prej 13.3 milione eurove. Ai u bë lojtari më i paguar në skuadrën e Liverpoolit dhe një ndër më të paguarit në kampionatin anglez.

Ai për dy vite rrjesht fitoi këpucën e artë në Premier League dhe Champios League në sezonin 2018-19 me skuadrën e Liverpoolit. Salah u bë gjithashtu dhe lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në Egjipt dhe në të gjithë Azinë.

Gareth Bale

Gareth Bale

Real Madrid në vitin 2013 bëri një nga blerjet më të shtrenjta duke nënshkruar me Gareth Bale për shumën e 100 milionë eurove nga skuadra e Totenham. Pas tre viteve ai nënshkroi një kontratë 6 vjecare (deri në vitin 2022) me një pagë 24 milionë euro, duke u bërë atë vit lojtari i dytë më i paguar tek madrilenët pas Cristiano Ronaldos.

Bale ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë tek Real Madrid , ku së bashku me Ronaldon dhe Benzeman krijuan sulmin e famshëm BBC , ku në 5 vite fituan Champions League 4 herë .

Antoine Griezmann

antoine griezmann

Ish lojtari i Atletiko Madrit , tashmë i transferuar tek skuadra e Barcelonës është një nga lojtarët më të paguar në botë me një pagë prej 24.5 milionë euro.

 Ai ka qenë lojtari kryesor i Atletikos për 5 vitet e fundit si dhe lojtari më i rëndësishëm në suksesin e Kombëtares së Francës në vitin 2018 në kupën e botes duke marrë pjesë në realizimin e 14 golave.

Oscar

Oscar një ndër lojtarët më të paguar në botë

Oscar u bë i njohur në 5 vitet e tij me skuadrën angleze të Chelsea, ku ishte një nga lojtarët kryesor te Chelsea dhe një nga talentët më premtues në futboll në të gjithë botën. 

Por në vitin 2017 ai mori një vendim mjaft surprizues duke u transferuar në kampionatin kinez të futbollit tek skuadra e Shanghai SIPG. Ai nënshkroi një kontratë 4 vjecare me një pagë 25.6 milionë euro, duke e katërfishuar pagën e mëparshmë që merrte tek skuadra e Chelsea. 

Kjo kontratë e bëri atë një ndër lojtarët më të paguar në botë dhe më i paguari në kampionatin kinez të futbollit.

Mesut Ozil

mesut ozil

Në vitin 2013 Mesut Ozil u transferua tek skuadra e Arsenalit pas një aventure me skuadrën e Real Madrid. Ai dhe skuadra e Arsenalit në vitin 2018 ranë dakord për zgjatjen e kontratës me 3 vite të tjera me një pagë 26.7 milionë euro duke e dyfishuar pagën e tij të mëparshme.

Ai u bë lojtari më i paguar tek Arsenali dhe ndër më të paguarit në kampionatin anglez të futbollit.

Kylian Mbappe

kylian mbappe

Mbappe u transferua në vitin 2017 tek skuadra franceze e PSG , nga skuadra tjetër franceze e Monacos me huazim 1 vjecar dhe detyrim blerje me shumën 180 milionë eurove duke u bërë transferimi i dytë më i shtrejtë në botë pas atij të Neymarit.

Në vitin 2018 ai nënshkroi një kontratë 3 vjecare me një pagë 27.1 milionë euro, duke u bërë lojtari më i paguar në botë nën moshën 20 vjec dhe i dyti më i paguar tek PSG.

Alexis Sanchez

Alexis Sanchez

Manchester United në vitin 2018 transferoi kilianin Alexis Sanchez , një nga lojtarët më të mirë të atij viti në kampionatin anglez dhe lojtarin më të mirë të Arsenalit. Ai nenshkroi një kontratë 4.5 vjecare me një pagë 27.2 milionë euro .

Në vitin e tij të parë ai nuk mundi të lërë gjurmë duke mos i përmbushur kërkesat e klubit dhe në vitin 2019 është i huazuar tek skuadra e Interit.

Andres Iniesta

andres iniesta

Pas 22 vitëve të sukseshme tek skuadra e Barcelonës , Iniesta u transferua tek skuadra Japoneze e Vissel Kobe ku nënshkroi një kontratë 3 vjecare me një pagë 28.7 milione euro duke u bërë lojtari më i paguar në Japoni dhe ndër më të paguarit në botë.

Ai gjithmonë do të mbahet mend për golin e shënuar në minutën e 116 në finale e kupës së botës të vitit 2010, ku përballë ishin kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Hollandës, gol që coi në ngritjen e trofeut nga kombëtarja spanjolle.

Paul Pogba

Paul pogba

Paul Pogba në vitin 2016 u rikthye në angli tek skuadra e Manchester United pas 4 vitëve në Itali me skuadrën e Juventusit, transferim i cili i kaloi shifrën e 100 milionë eurove.

Ai nënshkroi një kontratë 5 vjecare me një pagë 29.2 milionë euro duke u bëre lojtari më i paguar në kampionatin anglez dhe një ndër lojtarët më të paguar në botë.

Neymar

Neymar - Lojtarët më të paguar në botë

Neymar në vitin 2017 u bë transferimi më i shtrejtë në historinë e futbollit, ku skuadra e PSG pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove. Talenti Brazilian dhe skuadra franceze nenshkruan një kontratë 5 vjecare me një pagë prej 92.8 milionë euro.

Nga kjo kontratë ai u bë lojtari më i paguar në France dhe i treti më i paguar në botë pas dyshes Ronaldo dhe Messi.

Cristiano Ronaldo

cristiano Ronaldo - Lojtarët më të paguar në botë

Pas 9 vite me skuadrën e Real Madridit, në vitin 2018 Ronaldo nënshkroi një kontarë 4 vjecare me skuadrën e Juventusit me një pagë prej 96.4 milionë euro. 

Ronaldo prej vitesh ka qenë lojtari më i paguar në botë por dy vitet e fundit është kaluar nga rivali e tij e përjetshëm Lionel Messi.

Lionel Messi 

Lojtarët më të paguar në botë - Lionel Messi

Lionel Messi nenshkroi një kontratë të re në vitin 2017 me ekipin e Barcelonës, kontratë 4 vjecarë me një pagë 112.3 milionë euro.

 Ai është për momentin lojtari më i paguar në botë dhe për vite me radhë ka qenë në top 3 lojtarët më të paguar në botë.

  • Mohamed salah
  • Lojtarët më të paguar në botë
  • Mohamed salah
  • Lojtarët më të paguar në botë

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll