Connect with us

Sporte të tjera

Kobe Bryant, legjendat nuk vdesin kurrë!

Kobe Bryant

E diela e 26 janarit do të hyjë në histori si një nga ditët më të trishta për sportdashësit anembanë globit. Kobe Bryant, legjenda absolute e basketbollit amerikan është ndarë nga jeta në atë që duket si një aksident fatkeq ajror. 41 vjeçari, vajza e tij Gianna si dhe 7 persona të tjerë ndodheshin në bordin e helikopterit Sikorsky S-76.

Mësohet se mjeti ajror është përplasur në një fushë të hapur në Calabasas, California. Sipas autoriteteve nuk ka asnjë të mbijetuar…

Bryant, i cili zhvilloi plot 20 sezone te Lakers, ka fituar 5 herë titullin kampion në NBA. Në karrierën e tij të gjatë ai ka fituar plot 18 herë titullin “NBA All-Star”. Legjenda amerikane e basketbollit e mbylli karrierën e tij në vitin 2016.  Ai dhe gruaja e tij Vanessa kanë dhe tre vajza të tjera, Natalia, Bianca dhe Capri.

“Për 20 sezone me rradhë Kobe i tregoi botës se çfarë është e mundur të bëhet kur talenti shkrihet së bashku me dëshirën e jashtëzakonshme për të fituar. Ai do të mbetet një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm në historinë e lojës tonë dhe arritjet e tij janë legjendare.”, ishin këto fjalët e Adam Silver, komisioner i NBA.

Reagimet mbi tragjedinë kanë qënë të shumta nga e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm. Legjendat e NBA si Shaquille O’Neal, Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar etj vlerësuan dhe njëherë figurën e Kobe Bryant, duke thënë se kjo humbje do të jetë një nga më të vështirat për tu kaluar.

Mesazhe ngushëllimi erdhën dhe nga ish presidenti Barack Obama, presidenti aktual i SHBA, Donald Trump si dhe shumë e shumë të tjerë.

Është mjaft e vështirë të përshkruash me fjalë impaktin e Kobe Bryant në lojën e basketbollit. Për shumë fansa Kobe nuk ishte thjesht një lojtar i talentuar, Kobe ishte vet loja.

Dhe madje më shumë se aq! Një model i jashtëzakonshëm frymëzimi jashtë parketit. Një baba i shkëlqyer dhe një udhërrëfyes për këdo që kërkon të realizojë ëndrrën e tij në jetë…

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sporte të tjera