Amedspori mposhti Bashakshehirin 5:0 të dielën, më 13 shtator 2026, me dy asistime të Ermal Krasniqit. Në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Besnik Hasi kontribuoi edhe mbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova, i cili luajti të gjithë ndeshjen.

Krasniqi përgatiti golin e tretë dhe të katërt të Amedsporit. Të dyja asistimet erdhën për Orbanin, i cili e përfundoi takimin me het-trik.

Krasniqi u largua nga fusha në minutën e 79-të. Dellova, ndërkaq, e kompletoi përballjen në mbrojtjen e ekipit që nuk pësoi gol.

Telegrafi raportoi se SofaScore e vlerësoi paraqitjen e Krasniqit me notën 9.0, ndërsa Dellova mori notën 7.6.

Pas kësaj fitoreje, Amedspori u rendit në pozitën e tretë të elitës së futbollit turk me 10 pikë. Skuadra e Hasit ishte tri pikë prapa Galatasarayt kryesues dhe dy prapa Beshiktashit të vendit të dytë. /KOHA

Raporto një pasaktësi