Meriton Korenica debutoi me gol te FCSB-ja, e cila barazoi 2:2 me Petrolulin në javën e nëntë të Superligës së Rumanisë. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i dha epërsinë skuadrës së re, por ajo nuk arriti ta ruante deri në fund.

Korenica realizoi në minutën e 24-t pas një aksioni që e nisi vetë. Ai fitoi topin dhe përparoi drejt portës kundërshtare, duke dalë përballë portierit të Petrolulit.

Pas dy përpjekjeve për ta kaluar portierin, futbollisti kosovar vazhdoi drejt vijës së portës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2:1.

Petroluli më pas barazoi shifrat. Kur Korenica u zëvendësua në minutën e 80-të, rezultati ishte 2:2 dhe mbeti i pandryshuar deri në përfundim.

Për 29-vjeçarin, ky ishte goli i parë në shtatë paraqitje këtë edicion. Ai kishte regjistruar edhe një asistim gjatë kohës sa ishte pjesë e CFR Clujit.

Korenica iu bashkua FCSB-së nga CFR Cluji, duke vazhduar karrierën në kampionatin rumun. /TELEGRAFI

Raporto një pasaktësi