“Allianz Arena” në Mynih do të presë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2028, ndërsa “Camp Nou” në Barcelonë atë të vitit 2029. Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e 15 shtatorit 2026.

Sipas Telegrafit, kandidatura e Mynihut nuk kishte rivalë në procesin e përzgjedhjes, ndërsa Barcelona fitoi garën për finalen e vitit 2029 përballë stadiumit “Wembley” të Londrës. Stadiumi i Barcelonës po i nënshtrohet një rikonstruktimi të plotë dhe pas punimeve pritet të ketë më shumë se 104 mijë vende, kapaciteti më i madh në Evropë.

Për stadiumin e Bayernit, i njohur edhe si “Munich Football Arena”, kjo do të jetë finalja e tretë e këtij kompeticioni. Dy finalet e mëparshme aty u zhvilluan në vitet 2012 dhe 2025.

Edhe “Camp Nou” do ta presë finalen për herë të tretë. Finalja në Barcelonë do të zhvillohet një vit përpara Kupës së Botës 2030, të cilën Spanja do ta organizojë së bashku me Portugalinë dhe Marokun.

Përpara këtyre dy finaleve, ndeshja për trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2027 është caktuar tashmë të luhet në “Estadio Metropolitano” të Madridit. /KOHA

Raporto një pasaktësi