Federata e Futbollit të Irlandës u ka kërkuar tifozëve që do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Kosovës të tregojnë kujdes me flamujt që shfaqin në Prishtinë. Këshillat janë publikuar në prag të përballjes së 24 shtatorit 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në njoftimin për tifozët mysafirë, federata e cilëson Prishtinën si qytet përgjithësisht të sigurt dhe mikpritës. Megjithatë, ajo i këshillon vizitorët të kujdesen për sendet personale në hapësirat me shumë njerëz, si në ngjarjet e tjera të mëdha sportive.

Për flamujt, federata vë në dukje praninë e dukshme të atyre të Kosovës dhe Shqipërisë në kryeqytet. Tifozëve irlandezë u rekomandohet të mos shfaqin flamuj të vendeve të tjera të rajonit, përfshirë variante historike.

Ndeshja Kosovë–Irlandë nis në orën 20:45 dhe pritet të ketë edhe tifozë mysafirë në tribuna. Përballja është pjesë e programit të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Pas Irlandës, Kosova do të luajë në udhëtim kundër Austrisë në Vjenë dhe Izraelit në Debrecen. Në ndeshjen e katërt do të presë Austrinë. /TELEGRAFI

Raporto një pasaktësi