Spanja mposhti Kroacinë 4:1 në Sevilla më 29 shtator 2026, në ndeshjen e Grupit A3 të Ligës së Kombeve. Lamine Yamal ishte vendimtar për vendasit me dy gola dhe një asistim, në fitoren që erdhi pas suksesit ndaj Anglisë.

Yamal e kaloi Spanjën në epërsi që në minutën e dytë. Kroacia u përgjigj me Dion Beljon, i cili shënoi me kokë pas një harkimi dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Vendasit e rikthyen shpejt epërsinë. Në minutën e 31-të, Yamal asistoi për Marc Pubillin, që realizoi me kokë për 2:1, duke e kthyer ndeshjen në favor të Spanjës para pushimit.

Në pjesën e dytë, Yamal shënoi sërish. Ai doli përballë portierit kroat në minutën e 63-të dhe e shfrytëzoi rastin një kundër një për ta çuar epërsinë në dy gola.

Nico Williams, i aktivizuar nga stoli, shënoi golin e katërt të Spanjës në minutën e 89-të dhe vendosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Spanja mori e vetme kryesimin e grupit me gjashtë pikë. Kroacia mbeti në vendin e tretë me tri pikë. /KOHA

Raporto një pasaktësi