Lamine Yamal ishte zgjedhja e parë e Shqipërisë në votimin për Topin e Artë 2026. Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi shqiptar në jurinë e çmimit të France Football, i dha futbollistit të Barcelonës pikët maksimale, duke e vendosur përpara Rodrit dhe Ousmane Dembeles.
Yamal mori 15 pikë në fletën e votimit të Dizdarit. Rodri u rendit i dyti me 12 pikë, ndërsa Dembele plotësoi treshen e parë me 10 pikë.
Në vendin e katërt ishte Kylian Mbappe me tetë pikë, i ndjekur nga Erling Haaland me shtatë. Lionel Messi zuri vendin e gjashtë me pesë pikë.
Harry Kane, fituesi i këtij edicioni të Topit të Artë, u rendit i shtati në përzgjedhjen shqiptare dhe mori katër pikë. Zgjedhja e Dizdarit ndryshoi kështu nga renditja përfundimtare, ku pas Kane-it u rendit Mbappe, ndërsa Yamal përfundoi i treti.
Dhjetëshen e votimit shqiptar e mbyllën Achraf Hakimi me tri pikë, Khvicha Kvaratskhelia me dy dhe Fabian Ruiz me një pikë.
Sipas ABC News, edhe në vitin 2021 zgjedhja e parë e Dizdarit kishte qenë ndryshe nga fituesi i çmimit: gazetari shqiptar i kishte dhënë pikët maksimale Jorginhos, ndërsa trofeun e kishte fituar Lionel Messi.
Votimi për çmimin mbështetet në performancën individuale, arritjet kolektive me klubin dhe kombëtaren, si dhe sjelljen sportive të futbollistit. Në juri marrin pjesë gazetarë nga 100 vende, sipas renditjes së FIFA-s.
Në kategoritë e tjera, zgjedhjet shqiptare ishin Unai Simon për portierin më të mirë, Luis de la Fuente për trajnerin më të mirë dhe Paris Saint-Germain për klubin më të mirë. /ABC NEWS
Raporto një pasaktësi
