Arijanet Muriq u stërvit i ndarë nga grupi të martën, më 29 shtator 2026, ndërsa Kosova vazhdoi në Debrecen përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit.

Portieri zhvilloi vetëm stërvitje të lehtë nën kujdesin e trajnerit atletik për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Austrisë. Përzgjedhësi Franco Foda e zhvilloi seancën me lojtarët e tjerë që kishte në dispozicion.

Muriq u lëndua të dielën në Vjenë, në momentin kur Kosova pësoi golin e tretë ndaj Austrisë. Ai u zëvendësua në portë nga Amir Shaipi.

Nga grumbullimi është larguar edhe Albian Hajdari, ndërsa Leon Avdullahu mungon përkohësisht për arsye personale, sipas Telegrafit.

Përballja Izrael–Kosovë do të zhvillohet të enjten, në orën 20:45, në Debrecen të Hungarisë. Ndeshja i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve. /KOHA

Raporto një pasaktësi