Al-Nassr fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Neomit, falë një goli të João Felixit në pjesën e dytë. Cristiano Ronaldo shpërdoroi dy mundësi të mëdha, përfshirë një penallti, në takimin e Superligës së Arabisë Saudite.

Rasti i parë erdhi në fund të pjesës së parë, kur Felix u rrëzua brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti për vendasit. Ronaldo mori përsipër ekzekutimin, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Pas pushimit, sulmuesi portugez pati një tjetër mundësi për të shënuar. I gjendur fare pranë portës së zbrazët, ai e dërgoi topin mbi traversë. Pas humbjes së rastit, Ronaldo ngriti duart dhe më pas uli kokën i zhgënjyer.

Golin vendimtar e realizoi Felix pas rreth një ore lojë. Portugezi mori topin në kufi të zonës së penalltisë dhe goditi në pjesën e sipërme të rrjetës. Neomi nuk arriti të përgjigjej.

Fitorja e la Al-Nassrin në vendin e tretë me 22 pikë nga nëntë ndeshje. Al-Qadsiah kryesonte me tri pikë më shumë, por kishte zhvilluar edhe një takim më tepër. Neomi mbeti në pozitën e gjashtë. /GOAL

Raporto një pasaktësi