Inter Miami u mund 2:1 në fushën e Columbus Crew në kampionatin MLS, pavarësisht golit të Lionel Messit nga goditja e lirë. Argjentinasi barazoi përkohësisht shifrat në pjesën e parë, por skuadra e tij nuk e shmangu humbjen.

Messi realizoi nga një kënd i ngushtë, duke e dërguar topin në rrjetë pranë shtyllës së dytë. Portieri nuk arriti të ndërhynte për ta ndalur goditjen e argjentinasit.

Ky ishte goli i 76-të i Messit nga goditjet e lira dhe realizimi i 931-të në karrierën e tij.

Në këtë edicion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmuesi argjentinas ka regjistruar 21 gola dhe 11 asistime për Inter Miamin.

Inter Miami renditet i treti me 46 pikë, ndërsa diferenca me kryesuesin Nashville SC është 16 pikë. /ABC NEWS

Raporto një pasaktësi