Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen me Finlandën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë luajnë në shtëpi dhe kërkojnë fitore për të mbetur në garën për vendin e parë në Grupin C1 dhe për ngjitjen në Ligën B.

Në portë për Shqipërinë do të jetë Berisha. Pjesë e njëmbëdhjetëshes titullare janë edhe Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi dhe Manaj, të përzgjedhur për këtë takim të fazës së grupeve.

Edhe Finlanda ka përcaktuar lojtarët që do ta nisin ndeshjen. Hradecky do të jetë në portë, ndërsa formacioni plotësohet nga Mahuta, Koski, Tenho, Stahl, Keskinen, Jensen, Marhiev, Walta, Kallman dhe Antman.

Takimi mes Shqipërisë dhe Finlandës do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 20:45. /TELEGRAFI

Raporto një pasaktësi