Bora e Prishtinës e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 75:64 në Suharekë, më 27 shtator 2026, duke e nisur sezonin me dy fitore. Për vendasit, kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje në elitën e basketbollit kosovar.

Në takimin që mbylli xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, mysafirët krijuan epërsi që në fillim. Bora e përfundoi çerekun e parë me shifrat 20:12.

Çereku i dytë ishte i barabartë, ndërsa në periudhën e tretë skuadra prishtinase e thelloi epërsinë. Bora më pas e kontrolloi lojën deri në përfundim.

Jericole Hellems ishte më efikasi te fituesit me 19 pikë dhe 10 kërcime. Terren Allen shtoi 16 pikë dhe pesë asistime për Borën.

Te Ylli, Artin Gashi dhe Connor Withers realizuan nga 11 pikë secili.

Bora e kishte hapur sezonin me fitore ndaj Vëllaznimit. Ylli, ndërkaq, kishte pësuar nga Bashkimi në Prizren në xhiron e parë. /KOHA

Raporto një pasaktësi