Arjol Bllaca i Gjilanit është shpallur “Ylli i javës” për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës. Mesfushori mori çmimin e Federatës së Futbollit të Kosovës pas kontributit në fitoren ndaj Malishevës.
Në përballjen që Gjilani e fitoi 3:2, Bllaca realizoi dy gola dhe dha një asistim, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të tre golat e skuadrës së tij.
Përzgjedhjen e bëri Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Në arsyetimin e FFK-së u veçuan efikasiteti i mesfushorit, krijimtaria dhe ndikimi i tij në lojën sulmuese të Gjilanit.
Bllaca e pranoi çmimin në zyrat e federatës. Ai është futbollisti i dytë i Gjilanit që merr këtë vlerësim gjatë këtij stinori.
Pas marrjes së çmimit, mesfushori shprehu kënaqësinë për vlerësimin individual, por theksoi se fitorja e ekipit kishte më shumë rëndësi për të sesa dy golat e shënuar.
Ai ia atribuoi suksesin angazhimit të gjithë skuadrës dhe tha se synimi ishte vazhdimësia e rezultateve për ta ndihmuar klubin të arrinte objektivat. /TOPSPORTI
Raporto një pasaktësi